×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Ministria e Tregtisë: Për një muaj çmimet e naftës u zbritën për 26 cent, të benzinës për 40 cent

    Reporteri
    24 Korrik 2022 | 17:31

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton se me masat dhe veprimet e ndërmarra kundrejt rritjes së çmimeve në sektorin e naftës, ka dhënë efekte të menjëhershme dhe rezultate pozitive për qytetarët tanë.

    Siç thuhet në njoftimin e tyre, Qeveria Kurti ka prioritet mbrojtjen e konsumatorit dhe mbështetjen e bizneseve vendore përmes rregullimit të tregut tonë.

    MINT thotë se për një muaj pasi morën pasa, çmimet e naftës u zbritën për 26 cent, të benzinës për 40 cent, kurse gazit për 13 cent.

    Njoftimi i plotë:

    Qeveria Kurti ka prioritet mbrojtjen e konsumatorit dhe mbështetjen e bizneseve vendore përmes rregullimit të tregut tonë.

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me masat dhe veprimet e ndërmarra kundrejt rritjes së çmimeve në sektorin e naftës, ka dhënë efekte të menjëhershme dhe rezultate pozitive për qytetarët tanë.

    Prandaj, masat në vijim për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, do të merren sipas evidencës së inspektimeve me gjetje nga Inspektorati i Tregut në nivel qendror dhe komunal në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Doganën e Kosovës, në bashkëpunim të afërt me bizneset e naftës me shoqatën e tyre përkatëse, në konsultim të afërt me Autoritetin e Konkurrencës dhe konsumatorët.

    Ne jemi të përkushtuar që në tregun e Republikës së Kosovës të kemi karburante cilësore, konkurrencë të drejtë dhe mbrojtje të konsumatorit, me synim të ruajtjes së sigurisë shtetërore, shëndetit publik dhe mjedisit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!