×
  • Show Time
  • Show Time

    Beniada dhe Einxhel ‘përballen’ për herë të parë me njëra-tjetrën

    Reporteri
    24 Korrik 2022 | 20:18

    Einxhel është rikthyer sot në ekran duke u shfaqur në gjysmëfinalen e “He/She’s on Top”.

    Në të njëjtin program bën pjesë edhe Beniada, me të cilën Einxhel është përfolur për prishje të miqësisë pasi dy vajzat nuk u panë më bashkë pas mbarimit të “Big Brother VIP”.

    Einxhel i hodhi poshtë thashethemet duke u përqafuar me Beniadën dhe kjo e fundit tha se nuk ka asgjë për çfarë të shkruhet sepse janë të lumtura.

    Ndërkohë Manushi i vuri në dukje Einxhelit dhe faktin që kishte ardhur në program e mbuluar me një tyl në pjesën e barkut duke i kujtuar lajmet që po qarkullojnë për një shtatzëni.

    “Jo zemra e di si është puna? Unë këtu ca metra më tutje kam thyer krahun, thashë mos thyej dhe këmbën këtu në Top Channel”, u përgjigj Einxhel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!