Të dy aktorë të mrekullueshëm, që publiku i bëri si të familjes në kohën kur ishin pjesë e hit serialit “Familja Moderne”.
Yllka Gashi e Ilir Prapashtica janë aktorët e mirënjohur kosovarë, të cilët dikur luanin karakteret e “Zanes” dhe “Longarit”.
Vite më pas, kolegët janë takuar në një nga restaurantet e Prishtinës ku kanë shijuar një drekë të këndshme së bashku.
Aktori Ilir Prapashtica, thotë se, me Yllken, ora bëhet një minutë.
