Reperi i njohur shqiptar, Fero, ditë më parë i është shqiptar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tri ditësh nga Gjykata Themelore e Gjilanit.
Kjo vjen në sajë të një video-incizimi, ku dëshmohej se reperi gjilanas po ushtronte dhunë mbi një qytetar, i cili ndodhej në veturën e tij.
E teksa ndodhet në paraburgim, një gjë e çuditshme ndodhi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
Kjo pasi në profilin e tij u publikua një fotografi e reperit, ku shfaqej fytyra e tij.
Nuk dihet koha kur është realizuar kjo fotografi apo personi që e ka publikuar atë, megjithatë komentet që ka marrë nga ndjekësit kanë qenë të shumta.
View this post on InstagramReklamë
Siç rëndom ndodh tek artistët, fotografitë në rrjetet sociale mund të publikohen nga ata që mirëmbajnë llogaritë, e që mund të jenë anëtarë të familjes apo persona nga menaxhmenti.
Sido që të jetë, fansat mbetën në pritje të një deklarimi të tij lidhur me rastin, e që deri më tani nuk ka ndodhur.