Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka publikuar projektin e saj më të ri.

Kënga e re e saj mbanë titullin “Dhimbja”. Teksti i kësaj kënge është shkruar nga vet Dafina Zeqiri, Gesko dhe Elinel.

Kjo këngë ka marrë vëmendje edhe pa u publikuar e plotë. Dafina kishte publikuar një pjesë të kënges në TikTok, e që sipas ndjekësve të saj, një pjesë e tekstit është për Ledrin dhe Sarën.

Reklamë

Dafina më herët ka qenë në lidhje me Ledrin, derisa tash është me DJ Geek.