Deputeti i LDK-së Ramiz Kelmendi thotë të mos ketë menduar që t’i hyjë garës për të parin e kësaj partie.
Duke folur në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7, Kelmendi thotë se pozita e tij rreth politikave ekonomike në këtë parti nuk do të ndryshojë. “Nuk jam kandidat. As që kam mëndu të jem kandidat për kryetar të LDK’së”, tha Kelmendi.
“Unë jam për çështje ekonomike. Këtë punë ua kam lanë këtyre të tjerëve që kanë afinitete me drejtu LDK’në”, shtoi ai. Sipas tij, pa u shpall zgjedhjet në parti, nuk do të ishte dashur të bëhej shpallja e kandidaturave.
Kandidatët, sipas statutit të LDK’së, do të zgjidhen me vota të delegatëve, ndërsa numri i këtyre të fundit varet prej votave që kjo parti ka marrë në zgjedhjet nacionale.
Për çdo 532 vota që një degë ka marrë nga zgjedhjet lokale, ajo do të çojë 1 delegat në Kuvendin Zgjedhor të LDK’së ku zgjidhet kryetari i partisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.