Dua Lipa është shprehur shumë e emocionuar për festivalin “Sunny Hill” i cili mbahet në Kosovë.
Në një konferencë për media, krah babait të saj Dukagjin Lipës dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, ajo tha se ndjehet shumë mirë që në shtëpinë dhe vendin e saj, ka mundësi të sjellë një festival të tillë.
“Faleminderit për suportin, për ndihmën dhe dashurinë që po na jepni çdo ditë që ne ta bëjmë një festival të tillë. Ndihem shumë krenare që jam këtu, që kam mundësi me e sjell performancën. Kemi me u kënaq shumë sonte. Faleminderit shumë, po ndihem shumë mirë që në shtëpinë dhe vendin time me e bë një gjë të tillë”, tha këngëtarja me famë botërore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.