×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Nëse përdorni produkte të Apple, përditësoni sa më parë softuerin e pajisjeve tuaja

    Reporteri
    22 Gusht 2022 | 15:37

    Apple zbuloi një seri problemesh sigurie në iPhone, iPad dhe Mac të cilët potencialisht i hapi rrugën sulmeve të hakëreve deri në masën që të marrin nën kontroll pajisjet e përdoruesve.

    Kompania publikoi dy raporte sigurie të cilat nuk morën vëmendjen e duhur nga mediat e teknologjisë.

    Shpjegimi i Apple për problemet e sigurisë duhet të jetë një kambanë alarmi për të gjithë përdoruesit, sepse përmes tyre hakerët mund të fitojnë akses të plotë në pajisje.

    Kështu ata mund të imitojnë përdoruesin e pajisjeve dhe të përdorin çdo aplikacion apo softuer në emrin e tyre.

    Ekspertët e sigurisë kanë këshilluar përdoruesit të përditësojnë sa më parë pajisjet e prekura:

    – Nga iPhone 6S deri tek modelet e fundit të iPhone
    – Modelet iPad nga gjenerata e pestë dhe më tutje
    – Të gjithë modelet iPad Pro dhe iPad Air 2
    – Të gjithë kompjuterët MacOS Monterey

    Në raportet e sigurisë Apple nuk dha detaje se ku dhe si u zbuluan problemet e sigurisë por citoi hulumtues anonim.

    Kompanitë e softuerët komercialë të përgjimit si ajo Izraelite NSO Group shquhen për identifikimin dhe shfrytëzimin e këtyre problemeve të sigurisë, duke i përdorur në maluerë që infektojnë smartfonët e viktimave.

    NSO Group është vënë në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Tregtisë. Spyware i saj është përdorur kundër gazetarëve, kundërshtarëve politikë dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut në Evropë, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Amerikën Latine. /pcworld.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!