Këngëtari, Vullnet Sefaja përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur lajmin për vdekjen e nënës së tij.

Anëtari i grupit të njohur “Marigona” ka njoftuar se varrimi do të bëhet sot më 24 gusht, në orën 13:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Postimi i tij i plotë:

Reklamë

Të nderuar familjarë, miq dhe shokë!

Ju njoftojm që pas një sëmundje të rëndë, sot ndrroi jete nëna ime Valdete Tafil Sefaja.

Varrimi bëhet nesër me 24 Gusht në orën 13:00 në varrezat e Prishtinës me faljen e namazit të drekës.

E pamja do të mbahet 3 ditë në shtëpinë tonë në Marigona Residence.

Reklamë