Artisti i njohur Ibrahim Tatlises ka pësuar një aksident trafiku në Bodrum.
Siç raporton BBC në gjuhën turke, ai ka mbetur i bllokuar në veturë, derisapo vazhdojnë përpjekjet për shpëtimin e tij, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Siç raportohet Ibrahim Tatlises ka pësuar lëndime trupore, e në veturë së bashku me të ndodhej edhe vajza e tij.
Aksidenti ka ndodhur në Bodrum (Mugla) të Turqisë në rrugën Yalikavak.
Në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipe shëndetësore dhe zjarrfikësit./Reporteri.net/




