Në mëngjes, minibusi në të cilin ndodhej Ibrahim Tatlises, u përplas me një kamionetë duke vozitur në rrugën Yalıkavak në lagjen Mugla të Bodrumit.
Siç shkruajnë mediat turke, shumë ekipe u dërguan në vendin e ngjarjes për të shpëtuar Tatlises, i cili u mësua se ishte ngecur në automjet, përcjell Gazeta Online reporteri.net.
Mësohet se Ibrahim Tatlises kishte me vete edhe vajzën e tij.
Sipas mediave atje, u bë një përpjekje e madhe për të shpëtuar Tatlises, të cilin dhe arritën ta nxjerrin, e derisa këngëtari gjatë gjithë kohës ishte i vetëdijshëm dhe mund të fliste.
“Më nxirrni nga këtu së bashku me veturë, me anë të vinçit, pastaj më nxirrni mua nga vetura në një zonë të qetë”, raportohet të ketë thënë Tatlises.
Tatlises tani ndodhet në spital dhe është në gjendje të mirë shëndetësore./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.