×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak takon Vuçiqin në Beograd, pritet t’iu bashkohet edhe Escobari

    Reporteri
    25 Gusht 2022 | 17:48

    Përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Takimi i cili ka nisur në ora 17:00, është zhvilluar në godinën e Presidencës së Serbisë, ndërsa pritet t’iu bashkohet edhe përfaqësuesi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Me të arritur në Beograd, emisarët kanë takuar fillimisht Petar Petkoviqin.

    Escobar sot nga veriu i Kosovës, pas takimit me krerët e Listës Serbe ka thënë se shpreson ta kenë mundësinë që të dalin me komunikatë sonte vonë ose nesër në mëngjes lidhur me ecurinë e takimeve në dy kryeqytetet.

    Escobar dhe Lajçak mbërrijnë në Beograd, takojnë Petkoviqin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!