Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas takimit që ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Beograd të enjtën.
Lajçak e ka quajtur “të vështirë por të përgjegjshëm”, diskutimin me presidentin serb, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Tutje, në këtë takim, emisari Lajçak njoftoi se Vuçiqit ia ka bërë të qartë se të gjitha marrëveshjet e dala nga dialogu duhet të implementohen.
Ndërkaq, diskutimi mes Lajçak dhe Vuçiq do të vazhdojë sonte.
“Pata një diskutim të vështirë por të përgjegjshëm me presidentin Aleksander Vuçiq. Përcjella mesazhet dhe theksova se të gjitha marrëveshjet e dala nga dialogu duhet të implementohen, përfshirë Marrëveshjen për Lëvizje të Lirë të vitit 2011. Bisedimet do t’i vazhdojmë sonte”, njoftoi Lajçak në Twitter.
Had a difficult but responsible discussion with @predsednikrs. I conveyed the messages and stressed that all Dialogue agreements must be implemented, including the 2011 Agreement on Freedom of Movement. We will continue our talks later tonight. pic.twitter.com/s4kcng8CZW
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 25, 2022