Ikona e muzikës turke, Ibrahim Tatlises, ka kënduar para fansave të tij duke u ulur në një karrocë me këmbët e imobilizuara.
70-vjeçari u përfshi në një aksident komunikacioni në qytetin e Bodrumit, mirëpo përkundër frakturave në shputa, u largua nga spitali ku po trajtohej për ta mbajtur koncertin e paralajmëruar.
Këngëtari legjendar u nis me autoambulancë për të shkuar në restorantin ku duhej të performonte siç ishte planifikuar – njofton Cumhuryet.
“Ne patëm një aksident sot, Zoti i Plotfuqishëm dërgoi engjëjt e tij, vetura jonë po rrotullohej në përrua. I premtova publikut tim këtë mbrëmje, thashë se do të dal në skenë, faleminderit fëmijëve të mi dhe familjes sime, dua të falënderoj gjithashtu policinë, xhandarmërinë dhe spitalin tonë, ata u kujdesën shumë për ne”, është shprehur Tatlises në skenë para se të niste interpretimin.
Këngëtari pësoi fraktura në eshtrat metatarsalë të shputave pas përplasjes së automjetit që e bartte me një kamion, ndërsa ai kishte mbetur i bllokuar derisa u nxor nga ekipet e shpëtimit.
İbrahim Tatlıses, iki ayağı alçılı halde sahneye çıktı: “Allah bitti demeden bitmiyor.” pic.twitter.com/1wn3jyOWRy
— ÇapaMag Magazine (@CapaMagMagazine) August 25, 2022
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.