×
  • Show Time
  • Show Time

    Ndjekësi e kërkoi për nuse, vajza e Alketa Vejsiut bën reagimin epik

    Reporteri
    26 Gusht 2022 | 15:20

    Ndonëse Alketa Vejsiu është munduar që ta mbajë familjen larg vëmendjes së mediave, vajza e saj merr shpeshherë vëmendjen nëpërmjet rrjeteve sociale. Megjithëse, dihet shumë pak për jetën e saj private, Nicol ka realizuar me ndjekësit një bisedë virtuale duke ndarë më shumë detaje.

    Ndërsa njëri prej ndjekësve e ka pyetur se çfarë marrëdhënie ka me të vëllanë, ajo është përgjigjur: Vëllain e kam 11 vjeç. E kam pikë të dobët. Nuk e ndërroj me asgjë në botë.”, ka shkruar ajo. Megjithatë, ka pasur dhe nga ata që nuk kanë nguruar ta ngacmojnë.

    Njëri prej tyre i shkruan: “Merre mamin në telefon dhe thuaji më kërkon njëri për nuse”. Ndërsa Nicol ia ka kthyer me humor: “Paskan filluar aplikimet edhe në Instagram pse s’thoni ju”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!