Jasmin Kadriu vijon të jetë ende një emër që përflitet që pas “Për’Puthen”.
Ajo merr vëmendje herë pas here me fotot e saj që publikon në rrjetin social “Instagram” si edhe për deklaratat që bën.
Së fundmi, një video e saj po qarkullon ku shihet ish-konkurrentja e Për’Puthen duke bërë sherr me një vajzë në një club në Tiranë.
Situata shihet mjaft e tensionuar mes vajzave, ku kanë ndërhyrë djemtë që gjendja mos të agravojë më tej.
Më herët, Jasmin është komentuar shpesh për marrëdhënien e saj me këngëtarin Ardian Bujupi. Madje, thuhej se dyshja janë në një lidhje dashurie.
Jasmin ka qenë pjesë e një klipi të Bujupit dhe që atëherë, ata janë folur për një lidhje të mundshme. Madje, ata postuan edhe shumë foto romantike së bashku, ku shiheshin shumë të afërt. Jo vetëm kaq por ai u shfaq edhe në ditëlindjen e Sara Hoxhës së bashku me Jasminën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.