Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ishte e pranishme në një klub nate në Prishtinë ku po përformonte Dafina Zeqiri.
Këngëtarja ka postuar një fotografi krah Jahjagës, në llogarinë e saj në Instagram.
“Të dua”, ka shkruar Dafina poshtë imazhit.
Kjo nuk është hera e parë që i shohim Jahjagën e Dafinën së bashku, pasi dyshja janë parë shpesh bashkë dhe duket se gëzojnë respekt të madh për njëra tjetrën.
