Koncerti i reperit Wiz Khalifa në Indianapolis të premten mbrëma u kthye në kaos ndërsa fansat vraponin për t’u larguar pas një alarmi për të shtëna me armë zjarri. Fansat nxitonin të largoheshin nga qendra muzikore Ruoff në Noblesville rreth orës 22:30, pasi disa bërtisnin për të shtëna të mundshme.
Dhe ndërsa shumë vrapuan drejt një rruge të mundshme shpëtimi, të tjerët ishin të hutuar se çfarë kishte ndodhur. Khalifa ndaloi koncertin dhe ai dhe grupi i tij dolën me shpejtësi nga skena. Paniku i shkaktuar nga një alarm i rremë është i treti që ndodh në një ngjarje muzikore deri më tani këtë verë.
BREAKING: Everyone just fled the @wizkhalifa show at @ruoffmusicenter. People were screaming about shooting. We all ran out… climbed fences, did anything to get out.
— Rory Appleton (@RoryDoesPhonics) August 27, 2022
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.