×
  • Lajme
  • Botë

    Pas paradës ushtarake shpërthen protesta në Paris

    Reporteri
    14 Korrik 2019 | 17:35

    Demonstruesit, të cilët pretendojnë se i përkasin lëvizjes “Jelekët e verdhë”, si dhe protestuesit e ndryshëm sot u përleshën me policinë në Paris në fund të paradës ushtarake të mbajtur me rastin e festës kombëtare, “Dita e Bastijës”.


    Policia reagoi duke hedhur gaz lotsjellës, ndërsa demonstruesit i vunë zjarr disa kontejnerëve me mbeturina, transmeton KP.

    Radio France Info njoftoi sot se 152 persona u arrestuan në margjina të paradës ushtarake. Ndër të burgosurit janë udhëheqësit e lëvizjes qytetare “Jelekë verdhët” Erik Drue, Jerome Rodriguez dhe Nicole Maxim, tha prefektura e Parisit.

    Nuk ka raporte për qytetarët e lënduar për momentin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!