×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti përmendi afatin për ndërrimin e targave ilegale, reagon Vuçiqi: Po dëshiron konflikte

    Reporteri
    28 Gusht 2022 | 15:52
    Albin Kurti, kryeministër i Kosovës (në të djathtë) dhe Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë (në të majtë)

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i ka quajtur kërcënime fjalët e Kurtit se serbët kanë afat deri në tetor për t’i ndërruar targat e automjeteve.

    Marrëveshje për dokumentet në pikëkalimet kufitare duket se nuk e ka lëvizur Vuçiqin nga pozicioni sa i përket targave të automjeteve të lëshuara nga Serbia për serbët e Kosovës.

    “Albin Kurti tha sot se pret që deri në tetor të mos ketë më targa të paligjshme në Kosovë. Kjo do të thotë se ai dëshiron konflikte dhe probleme të vazhdueshme”, tha Vuçiq, raportojnë mediat në Beograd.

    Vuçiq iu tha gazetarëve se marrëveshja e së shtunës është “gojore” sepse marrëveshja me shkrim u nënshkrua në vitin 2011. Sipas tij, është shfuqizuar vetëm letra që përcillej me dokumente.

    “Nuk është më e vështirë për askënd, është më e lehtë për të gjithë”, tha Vuçiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!