×
  • Lajme
  • Lajme

    Të ndihmohet sektori privat, Gërxhaliu e vlerëson brengosëse situatën ekonomike në vend

    Reporteri
    29 Gusht 2022 | 14:12

    Në kontekstin e situatës së rënduar ekonomike në vend, përveç sektorit publik, njohësi i çështjeve të ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka kërkuar që shteti të konsiderojë mbështetjen me nga 100 euro edhe për punëtorët e sektorit privat.

    Institucionet duhet të kenë qasje gjithëpërfshirëse, tha Gërxhaliu. “Duhet të trajtohet edhe sektori privat, që edhe sektori privat ta shijojë ndihmën e shtetit”, tha ai.

    Agjendat politike dhe dialogu me Serbinë nuk duhet të dominojnë mbi përditshmërinë e rënduar ekonomike, sipas Gërxhaliut.

    Në dritë të situatës së rënduar ekonomike, e veçanërisht inflacionin që është afruar në 20%, Gërxhaliu e vlerësoi si imperativ ndihmën institucionale.

    “Është koha kur duhet vërtetë të kemi qasje më humane, më solidare, dhe sot sektori privat ta ndiejë dorën dhe gatishmërinë e shtetit për ta ndihmuar”, i tha agjencionit të lajmeve “Kosovapress”.

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se sektori privat gjendet në mëshirë të kohës dhe ndërmarrësve. Këtë situatë, Gërxhaliu e quajti brengosëse.

    “Nuk mund të ketë stabilitet as politik as social pa zhvillim ekonomik”, konstatoi ai.

    “Duhet të kuptohet që bartës i zhvillimit ekonomik në Kosovë është sektori privat”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!