Këngëtarja turke, Gulsen, e cila u arrestua pas një shakaje që bëri për shkollat fetare, është lënë në arrest shtëpiak. Ylli i muzikës pop, e cilësuar si Madonna e Turqisë, u arrestua për nxitje të urrejtjes për një batutë që bëri në koncertin e saj lidhur me një nga muzikantët.
Të hënën, gjykata penale e Stambollit e liroi këngëtaren me kushtin “të mos largohej nga vendbanimi” pasi avokatët e saj apeluan arrestimin e saj, sipas Anadolu. Akuzat lidhen me një video që qarkulloi në mediat sociale nga një koncert në prill, kur ajo bënte shaka për një nga muzikantët.
Këngëtarja Gülşen u lirua me kushtin e kontrollit gjyqësor.
Avokati i saj, Emek Emre, bëri të ditur se do të ndërmarrë edhe nisma ligjore për heqjen e arrestit shtëpiak. Gulsen e mohoi akuzën, duke thënë se ishte një shaka dhe u kërkoi falje atyre që ofenduan nga fjalët e saj. “Bëra një shaka me kolegët e mi, me të cilët kam punuar për shumë vite në biznes.
Është publikuar nga njerëz që synojnë të polarizojnë shoqërinë”, tha ajo. Gulsen ka qenë më parë në shënjestër të grupeve konservatore turke për veshjet e saj të ekstravagante në skenë dhe mbështetjen për komunitetin LGBTQ.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.