×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet edhe personi i pestë i dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares

    Reporteri
    30 Gusht 2022 | 14:41

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe personi i pestë i dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas njoftimit, veprimet e mëtejme lidhur me të dyshuarin do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

    “Si rezultat i punës, angazhimeve dhe hetimeve intensive nga Policia e Kosovës, tani edhe personi i pestë i dyshuar i cili ka qenë në kërkim policorë është duke intervistuar nga hetimet rajonale të DRP Prishtinë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore lidhur me të dyshuarin i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin ‘dhunim’ të ndodhur në Prishtinë, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

    Rasti i dhunimit të 11-vjeçares ka ndodhur më 27 gusht, ku fëmija dyshohet se u dhunua nga pesë të dyshuarit në Prishtinë për disa orë.

    Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë gjatë ditës kanë konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se mbi të dyshuarin e moshës madhore për dhunimin e 11 vjeçares, 27 vjeçarin E.R rëndojnë veprat penale: “Vjedhje e rëndë” “Vjedhja e Pyllit” dhe “Dhuna në Familje”.

    Për këto raste ndaj tij janë ngritur edhe aktakuza. /Reporteri.net

    Këto janë veprat e tjera penale me të cilat ngarkohet i dyshuari për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!