×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy muaj kohë të zgjidhim çështjen e targave – Lajçak, optimist

    Reporteri
    30 Gusht 2022 | 16:27
    Emisari sllovak i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak

    Ka afat dy-mujor për gjetjen e një zgjidhje për targat mes Kosovës dhe Serbisë, tha emisari evropian i ngarkuar me çështje të dialogut, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta online “Reporteri.net”.

    Disa ide u janë propozuar palëve, tha Lajçak, derisa shtoi se beson se “një zgjidhje do të gjendet”.

    Për atë që presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se çështja e targave vështirë të jetë e zgjidshme para 1 shtatorit, edhe Lajçak u shpreh njësoj. “Zgjidhja nuk duhet të kërkohet në atë datë”, tha ai.

    “Vendimi i qeverisë së Kosovës është që procesi duhet të përfundojë në fund të muajit tetor”, tha emisari sllovak për “Euronews Serbia”.

    Ka edhe dy muaj kohë, u shpreh emisari. “Dhe, ne jemi tashmë në këtë proces”.

    “Ne tashmë kemi biseduar me Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Kurti për këtë çështje. Ne ishin në terr sa i përket kartave të identitetit dhe dokumenteve hyrje/dalje”.

    “Sa për targat, ne kemi dy muaj dhe besoj do ta zgjidhim”, u shpreh ai për media deri sa tha se janë propozuar ide për të dyja palët.

    Por çfarë do të ishte më mirë – “më mirë se të merreshim me targa” – Lajçak tha se “do të ishte të trajtonim esencën”.

    Kjo esencë, Lajçak tha se është “normalizimi i marrëdhënieve”.

    “Njerëzit duhet të jetojnë normal, ata s’duhet të mendojnë se çfarë do të ndodh nesër, pas një jave, apo muaji. Besoj se do të arrijmë aty”.

    Për takimin e fundit të Nivelit të Lartë në Bruksel, Lajçak tha se aty u pa “që liderët mund të flasin me njëri-tjetrin anipse nuk pajtohen për shumë çështje”.

    Se a do të nis konvertimi në targa RKS me afatin dy-muajsh, Lajçak tha se po.

    “Po, sigurisht. Fushata e regjistrimit nis me 1 shtator dhe duhet të zgjasë 2 muaj. Nuk pres drama më 1 shtator. Nuk ka arsye për këtë. Kemi një afat kohor dy muajsh për të gjetur zgjidhje, sikur gjetëm për targat”, tha emisari sllovak, Miroslav Lajçak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!