×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Sllovenia me emisar special për Ballkanin Perëndimor

    Reporteri
    30 Gusht 2022 | 17:42
    Foto/Burimi: Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë

    Sllovenia ka emëruar të dërguaren e vet speciale për Ballkanin Perëndimor, njoftoi ministria e jashtme sllovene Tanja Fajon, transmeton gazeta online “Reporteri.net”.

    Kryediplomatja sllovene e informoi të dërguarin e Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për homologen e saj të re.

    Anzhej Frangesh do të jetë emisarja speciale, për të cilën, siç raportuan mediat lokale, është diplomate karriere si dhe e njohëse e mirë e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

    Takimi me Escobar u zhvillua në Bled të Sllovenisë në kuadër të forumit për Ballkanin Perëndimor të zhvilluar atje.

    Prezente ishte edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla.

    “Ministrja [sllovene] Fajon dhe e dërguara speciale për Ballkanin Perëndimor Anžej Frangeš pritën në takim kolegët nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Ata diskutuan se si Sllovenia mund të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së dhe situatën në rajon”, lajmëroi ministria e jashtme sllovene.

    Emisar special për Ballkanin Perëndimor ka ShBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe BE-ja./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!