×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiç anuloi paradën e krenarisë në Beograd, reagon Blinken: Të drejtat e LGBTQI+ janë të drejta njerëzore

    Reporteri
    31 Gusht 2022 | 10:29

    Anulimin e mbajtjes së paradës së krenarisë evropiane “Europride 2022” në Beograd, e ka kundërshtuar edhe vetë Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, transmeton gazeta online “Reporteri.net”.

    “Liria e grumbullimit dhe shprehjes paqësore janë përbërës thelbësor të një demokracie të shëndoshë. Ne nxisim Serbinë të rinojë zotimin e saj për ta mbajtur paradën Europride 2022”, shkroi Anthony Blinken në rrjetin e tij në Twitte.r

    “Të drejtat e komunitetin LGBTQI+ janë të drejta njerëzore”, theksoi ai.

    Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ndonëse u zotua për mbajtjen e kësaj parade, e anuloi atë me preteksin se Serbia gjendet para një situate të vështirë me Kosovës dhe se andaj duhet lënë anash çështjet tjera.

    Një protestë e madhe u zhvillua në Beograd, me atmosferë urrejtje ndaj komunitetit në fjalë, ku mes tjerash kishte edhe pankarta e brohoritje në mbështetje të presidentit të federatës ruse, Vladimir Putin.

    Madje, kryetari i Partisë Popullore Serbe, Vuk Jeremiç, pretendoi ditë më parë se Aleksandër Vuçiç ia njohu Kosovës letërnjoftimet në pikat kufitare vetëm e vetëm që ta kursejë veten sadopak nga kritikat në Bruksel për ndalimin e paradës së krenarisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!