Në lidhje me rastin e 11-vjeçares që u abuzua seksualisht nga pesë persona kanë reaguar shumë personazhe të njohur duke kërkuar dënimin maksimal të tyre.
Lidhur me këtë ka reaguar dhe Tayna, e cila shprehet se jetojmë në një vend ku është turp të jesh një femër.
“Jetojme me ni shtet ku gjithcka o’ marre kur je femen. Marre me shpreh mendim, marre me dal, marre t’pa n’club, marre me pas shok, marre m’u vesh shkurt etj. Po a s’o marre me i Ishu fjale femnes neper rruge si i panjohur? A s’o marre me sha ni femen qe nuk e njeh, biles publikisht ne komente?
A s’o marre me pa ni qenie njerezore si objekt? A s’o marre m’u marr me thashetheme? A s’o marre me kesh me shok qysh e ki “nzon” ni femen edhe qysh pe mashtron? A s’o marre m’i qujt femnat emna te llojllojshem? Prej seneve “t’vogla”, sic osht fillimisht mendimi qe e ki per gjinine femnore, rrjedhin k’to incidente.
Mos t’harrojm per standardet e dyfishta…Femna shahet per ni sen qe e ka bo edhe ni mashkull 100 here ma shume edhe vleresohet per dicka qe osht e afte ose ma e afte sa nje mashkull 100 here ma pak. E deri t’i kuptojme traumat tona edhe t’i edukojme femijet shendetshem, fatkeqesisht, kemi me pas raste te tilla.
Step one: “djali i sigurt, cika per dere t’huje.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.