×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Mitrovicës së Veriut: Asnjë serb nuk i ka ndërruar targat, as sot as pas dy muajve

    Reporteri
    01 Shtator 2022 | 17:44

    Sot asnjë serb nuk i ka ndërruar targat në RKS në pjesën veriore të Kosovës, tha kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Këtë ai e intepretoi si “sinjal të qartë” të asaj se çfarë mendojnë serbët rreth konvertimit të targave ilegale të MPB-së serbe në targa RKS.

    “Është sinjal i qartë i asaj se çfarë mendojnë serbët. Në seancën e përbashkët të kryetarëve [të komunave veriore], ne miratuam deklaratë të përbashkët ku i dhamë mbështetje absolute Aleksandër Vuçiçit, por edhe e bëmë të qartë se nuk do të tolerojmë lëvizje të njëanshme të Prishtinës”, ka thënë Radojeviç.

    Përveç kësaj, ky zyrtar komunal i tha Tanjug-ut, se “ne jetojmë në Republikën e Serbisë”.

    “Mendoj se pas dy muajsh Prishtina do të merr mesazhine e njëjtë si sot, që askush nuk do t’i regjistrojë [veturat] në qendrat e rehgjistrimit dhe të dorëzojë kërkesë për ri-regjistrim”, ka thënë ai.

    Në lidhje me pajtimin për njohje të ndërsjellë të dokumentave mes Kosovës dhe Serbisë, e cila filloi së zbatuari që nga 1 shtatori, ai tha se “trafiku po ecën mirë”.

    “Në lidhje me dokumentat, për aq sa kemi informacion, nuk ka probleme tani për tani, trafikau po shkon mirë, dhe gjëja më e rëndësishme është që qytetarët e veriut mund të udhëtojnë me dokumentat e tyre”, tha Millan Radojeviç.

    Qeveria e Kosovës u ka dhënë afat dy-mujor që qytetarët serbë të veriut t’i zhbëjnë targat e paligjshme të lëshuara nga ministria e brendshme serbe, dhe t’i shndërrojnë ato në targa RKS.

    Madje, si masë lehtësuese, qeveria ua ka hequr shpenzimet e taksës dhe të regjistrimit, shuma këto që shkojnë deri në pesë mijë euro./Reporteri.net/.

    Kosova nuk i njeh letërnjoftimet e strukturave paralele serbe – Kthehet mbrapsht në Han të Elezit një qytetar serb i Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!