×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Çmimi i derivateve për sot: Lirohen pak nafta dhe benzina

    Reporteri
    03 Shtator 2022 | 9:40

    Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) ka vendosur çmimet tavan për shitjen e derivateve edhe për ditën e shtunë.

    Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës i lejuar është 1,76 euro për litër. Një ditë më parë çmimi tavan i naftës ishte 1,78.

    Çmimi tavan i benzinës i lejuar për të shtunën është 1,40 derisa një ditë më parë ishte 1,43.

    Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gaz është 0,76, njëjtë sikur një ditë më parë.

    Çmimet e lartcekura vlejnë të shtunën prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!