Caktimin e dy këshilltarëve të rinj për t’iu bashkuar ekipit të ndërmjetësit Lajçak, deputeti serb Xhorxhe Milliçeviç e ka parë si mospëlqim të BE-së për përfshirjen amerikane në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, raporton gazeta online Reporteri.net.

Brukseli dëshiron të jetë në krye të dialogut, tha ai në televizionin serb Pink,  dhe se “ata [Franca dhe Gjermania] nuk e duan ndikimin e Amerikës”.

“Pikërisht për shkak të kësaj ata po çojnë këshilltarë për ta zgjidhur çështjen me Kosovën”, ka thënë ai.

Reklamë

“BE devinitivisht nuk mund ta përballojë tërë kursin e negociatave si këto, Lajçaku definitivisht nuk mundet. Kjo nuk është ndihmë për Serbinë, nuk e shoh ashtu”, ka thënë ai.

Bashkëpartiakja e presidentit serb, Aleksandra Tomiç, tha se “Serbia është bërë arenë stërvitje për zgjidhje të çështjeve të fuqive të mëdha”.

Ajo tha se ‘Open Balkan’ është mbështetur nga fuqitë e mëdha, dhe se ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, kërkoi që edhe Kosova të jetë pjesë e nismës.

“Vetëm dy ditë pas kësaj, e kemi këtë iniciativën e Gjermanisë dhe Francës, të cilët po dërgojnë të ashtuquajturit kirurgë të diplomacisë”, tha Tomiç.

“Këto dhjetë vitet e fundit, kemi pasur këso kirurgësh të diplomacisë, por esenca e të gjitha vizitave të tyre ka qenë njohja e Kosovës si shtet i pavarur, që për Beogradin është e papranueshme”, tha ajo.

Reklamë

Në një letër të përbashkët dërguar kryeministrit kosovar, Albin Kurtit, presidenti francez dhe kancelari gjerman njoftuan se kanë emëruar dy këshilltarë personalë të tyre për ta asistuar fascilituesin e dialogut, Miroslav Lajçakun.

“Ne i kemi ngarkuar këshilltarët tanë për politikë të jashtme dhe të sigurisë, Jens Plettner dhe Emmanuel Bonn, që t’i ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë Miroslav Lajçakut në përpjekjet e tij”.

“Ne sugjerojmë këshilltarët tanë, së bashku me Miroslav Lajçakun, të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, për të shqyrtuar mundësitë e çuarjes përpara të procesit të dialogut. Shpresojmë sinqerisht që kjo nismë të ndeshet me interesin dhe mbështetjen tuaj”, thuhej në letrën e Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron./Reporteri.net/.