×
  • Lajme
  • Lajme

    Vizita e dy top-këshilltarëve të Scholz-it e Macron-it – Less: Serbia mund të kërcënohet me pezullim të anëtarësimit në BE

    Reporteri
    07 Shtator 2022 | 16:01

    Shenjë dëshpërimi të Scholz-it dhe Macron-it, e ka quajtur analisti dhe profesori në Qendrën për Gjeopolitikë në Universitetin e Kembrixhit, Timothy Less, angazhimin e dy top-këshiltarëve për politikë të jashtme të tyre, për të asistuar emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Less, analizat e të cilit shpesh konsistojnë në të qënit më në favor të asaj çfarë dëshirojnë mediat e Beogradit të paraqesin, thotë se vizita e dy këshilltarëve në Prishtinë e Beograd “do të sjellë më shumë presion, me shpresën që Serbia të lëshojë pe kësaj here në çështjen e Kosovës”.

    Jens Plettner dhe Emanuele Beaune, sipas parashikimit të Timothy Less, do të prodhojnë progres të dobët në dialog.

    “Në rast të mosbindjes, mund të kërcënojnë Serbinë me pezullim të anëtarësimit në BE, dhe si shpërblim, ofertë për përshpejtim anëtarësimi në BE”, i ka thënë ai medias beogradase të afërt me qeverinë serbe “Novosti”.

    “Të jem i sinqertë, nuk shoh se mund të sjellin shumë në tavolinë, përveç autoritetit politik të Francës dhe Gjermanisë”, tha ai.

    Gjermani dhe Franca, me dërgimin e dy këshilltarëve të tij, sipas tregon frustimin e këtyre dy shteteve me mungesën e progresit në dialogun Kosovë-Serbi, por edhe për mundësinë e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës.

    “Si rrjedhojë, ata ndjehen su duhet bërë diçka për të dalë jashtë këtij ngërçi. Sidoqoftë, nuk shoh ndofarë iniciative serioze me propozime të reja. Kjo në fakt është vetëm një takim simbolik”.

    “Nuk ka gjasa që të ketë diçka të re, sepse gjithçka është vendosur në tavolinë gjatë viteve me përjashtim të ndryshimit të kufijve, të cilën Gjermania e ka përjashtuar. Është e mundshme që Gjermania dhe Franca të kërcënojnë me pezullim të anëtarësimit në BE të Serbisë, siç ka bërë Gjermania në Bosnje. Sidoqoftë, po qe se e bëjnë, do të jetë veçse një kërcënim bosh”, thotë Less.

    Më tej, analisti britanik thotë se nuk i leverdis BE-së ta humbasë Serbinë te Rusia dhe se nuk mund ta prolongojë procesin e integrimeve evropiane. Madje ai thotë se “ky proces vetëm sa vdekur tashmë”.

    E tëra që do të pasojë, sipas tij, është presion dhe tentim për ta bindur që Serbia të lëshojë pe në çështjen me Kosovën.

    Kancelari federal gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emanuel Macron, njoftuan se kanë angazhaur dy këshilltarët kryesorë të tyre për politika të jashtme për të asistuar emisarin Lajçak në çështjen e dialogut të Brukselit.

    Që të dy, në letrat dërguar palëve negocues, u kërkuan të jenë të gatshëm “për vendime të vështira”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!