×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mali i Zi t’i thotë lamtumirë BE-së nëse Vuçiç ua siguron 41 deputetë për qeverinë e re”

    Reporteri
    12 Shtator 2022 | 12:59

    Mali i Zi është nën rrethim dhe sulme hibride nga regjimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, vlerësoi njohësi serb i çështjeve politike, Balsha Bozhoviç, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “Nëse Vuçiç ia del të mbledh 41 deputetë, që personalisht e dyshoj, mendoj se Mali i Zi mund t’i thotë lamtumirë përgjithmonë integrimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai për portalin malazez të lajmeve “AntenaM”.

    Po qe se blloku i partive pro-serbe arrin të kthejë mazhorancën e “vjetër” parlamentare, përkatësisht atë të dal nga zgjedhjet e 20 gushtit 2020, Bozhoviç thotë se “Malit të Zi do t’i duhet të kërkojë lumturinë e vet nën zgjedhën e regjimit të Vuçiçit dhe të Ballkanit të Hapur”.

    Analisti serb nga Beogradi duke komentuar qëndrimin e Frontit Demokratik (partinë më të madhe pro-serbe në Mal të Zi), ndaj vlerësimeve të kryesuesit të delegacionit evropian për bashkëpunim me Malin e Zi, Vladimir Bilçik, si dhe raportuesin në PE, Tonino Picula, se një qeveri e tillë nuk ka mbështetje evropiane, Bozhoviç tha se ata [DF] thjesht nuk kanë ide se si qeveriset një vend.

    “Detyra e Bilçik dhe Picula-s është që vazhdimist të paralajmërojnë Malin e Zi në hapat e tyre para BE-së, t’iu bëjnë apel që të mos devijojnë nga rruga, por të përqendrohen mbi prioritetet, që janë integrimet evropiane”.

    Bozhoviç rikujton se atë se faktori ndërkombëtar “e di shumë mirë” se cili ka qenë roli i DF-së në tentim grushtshtetin e 2016’ës.

    Sipas analistit sebr, DF-ja e ka fshirë veten nga çfarëdo veprimi ose komunikimi me partnerët perëndimor dhe miqtë e Malit të Zi.

    Në lidhje me ish-kryeministrin, Zdravko Krivokapiç, dhe kryeministrin e tanishëm në mandat teknik, Dritan Abazoviç, analisti serb thotë se ato u kujdesën më shumë për komunitetit fetar se atë qytetar.

    “Kisha Ortodokse Serbe është bërë vampir, ka dhënë ofendimet më të mëdha ndaj komuniteteve LGTB, në mënyrat më të tmerrshme, ka qëndruar në mbrojtje të rusofilisë, agresionit kundër Ukrainës dhe gjithçka ndaj të cilave perëndimi sot është kundër”.

    “Duke e dekoruar Vojisllav Sheshelin dhe kriminelë të tjerë, ato po sillen si në kontroll të shoqërisë serbe, dhe është pikërisht kjo që u jep të drejtë të bëjnë çfarë bëjnë në Mal të Zi”, vazhdoi të elaborojë ai.

    Në fund, Bozhoviç thotë se Kisha Ortodokse Serbe, si njëra nga instrumentet e regjimit të Beogradit, po synon të homogjenizojë fuqinë e saj dhe të futet në gjysmën tjetër të cilën besojnë se nuk është kryer ende. Përkatësisht, thotë ai, “kufijtë e ri të Ballkanit Perëndimor”.

    Blloqet e partive pro-serbe kohëve të fundit janë deklaurar se janë pajtuar në parim për të kthyer mazhorancën e vjetër parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 20 gushtit, për të formuar qeveri të re.

    ShBA dhe BE e kanë kundërshtuar këtë rigrupim politik, e veçanërisht një qeveri e cila në krye do ta kishte Fronin Demokratik, parti kjo e cila është kundër proceseve integruese evropiane, kundër NATO-s, pro-ruse dhe serbe, si dhe kundër pavarësisë së Kosovës.

    Zv/kryeministri i Malit të Zi, Rashko Konjeviç, të dielën në një prononcim ekskluziv për gazetën online Reporteri.net, ka thënë se në rast të rikthimit të kësaj mazhorance parlamentare, Mali i Zi do të përfundonte me një qeveri kukull të Kremlinit./Reporteri.net/.

    Zv/kryeministri malazez Rashko Konjeviç flet për Reporteri.net: Në Prishtinë erdha me kënaqësi, Abazoviç prioritizoi vizitat në Beograd

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!