×
  • Lajme
  • Lajme

    Unioni i Hungarezëve të Vojvodinës në linjë me Vuçiçin, kërkon themelemin e Asociacionit

    Reporteri
    13 Shtator 2022 | 14:11

    Shefi i Grupit Parlamentar të Unionit të Hungarezëve të Vojvodinës, Balint Pastor, në seancëan parlamentare të thirrur për raportim të dialogut Kosovë-Serbi, ka deklaruar se për sa kohë nuk formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe të Kosovës, nuk mund të ketë as kompromise as marrje përsipër të obligimeve nga pala serbe, raportoi e përditshmja serbe “Danas”, transmeton Reporteri.net.

    Në linjë me presidentin serb, ky formacion politik i Vojvodinës, iu bashkua thirrjeve për “hapa konkretë në interes të formimin të Asociacionit në mëynrë që Beogradi dhe përfaqësuesit e popullit serb në Kosovë të shohin se ka gatishmëri për kompromis dhe gjetje të zgjidhjeve”.

    “Ne nuk kemi probleme me faktin se ju mbështesni financiarisht serbët në Kosovës, ose serbët në Bosnje-Hercegovinë, njëjtë siç ju nuk e keni problem faktin se Hungaria e bën këtë për hungarezët në Vojvodinë”.

    “Nëse ne presim që ju ta konsideroni si normale që atdheu ynë të na mbështesë në Serbi, ne nuk mund të kemi problem me faktin se Serbia ndihmon serbët kudo që jetojnë”, ka thënë politikani hungarez i Serbisë.

    Presidenti i Serbisë. Aleksandër Vuçiç, falënderoi deputetët hungarezë të Vojvdonisë, “për korrektësinë”.

    Mes tjerash politikani hungarez tha se mund të përdoret precedenti historik për ripajtimin e hungarezëve dhe  serbëve, derisa shtoi edhe se “ky precedent historik treegeon se problemi nuk është te populli serb”./Reporteri.net/.

    Vuçiç, opozitës: “Mund të keni dëshira të mëdha për Kosovën, por mundësitë i kemi të pakëta”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!