President kroat, Zoran Milanoviç, ka qëndruar rreth tri orë në shtëpinë private të anëtarit serb të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka shkruar të ketë mësuar mediumi boshnjak Klix.ba, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Të marten mbrëma, siç njofton ky medium, Millanoviç u takua edhe me delegacionin kroat të Bosnjes, përkatësisht me HDZ-në e Dragan Çoviçit.
Mediumi shkruan se Millanoviç u nis për në Banja Llukë në fshatin afër Laktashit, ku u prit nga lideri i SNSD-së, Milorad Dodik.
Rreth tri orë thuhet të ketë qëndruar atje e më pastaj u largua nga territori i Bosnje-Hercegovinës.
“Marrëdhënia tejet e afërt e tyre, lavdatat publike dhe kultivimi i koncepteve të ngjashme politike si dhe pikëpamjet për organizimin e brendshëm të Bosnje-Hercegovinës, dihet që moti në publik”, shkruan Klix.ba për Millanoviçin dhe Dodikun./Reporteri.net/.