Re në gjumë si radikal e u zgjove si Zoran Gjingjiçi i ri, i tha deputeti demokrat, Srxhan Millivojeviç, presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në seancën e jashtëzakonshem parlamentare ky ku i fundit po raporton për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, raporton gazeta online Reporteri.net.
“U dehe nga lumturia kur u vra Zoran Gjingjiç”, i tha Millivojeviç presidentit serb.
Deputeti demokrat madje pretendoi se politikat e Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës “janë përgjegjëse se pse nuk ka më serbë Prizren, Ferizaj dhe Pejë”.
“Nuk do të reduktohetj në gabim statistik. Ti re në gjumë si radikal, u gjove me qëllimin të jesh Zoran Gjingjiç. Kjo është njëra çfarë the kur u dehe nga lumturia kur ai u vra”, tha ai.
Kosovën e quajti “të suksesshme”, siç tha ai, “vetëm falë politikave të Vuçiçit”.
“Një njeri jetonte në Kosovë dhe emri i tij ishte Oliver Ivanoviç. Ai u vra. Dikush në këtë ndërtesë ka thënë se e di kush e ka vrarë dhe se do të dihen shpejtë”, tha mes tjerash ai, derisa iu drejta Listës Serbe me “mos më ofendoni, këtu nuk jeni në jaht të Behxhet Pacollit”./Reporteri.net/.
Vuçiç: “Isha për demarkim të kufirit – nuk e lejoj sipër meje flamurin e Kosovës”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.