Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiç, ka dorëzuar padi ndaj kryetarit të Beogradit, Aleksandër Sapiç, pasi ky i fundit në një deklaratë të tij e etiketoi atë si “person që akuzon popullin serb si gjenocidal”, raporton gazet online Reporteri.net.
“Kam dorëzuar padi ndaj kryetarit të Beogradit i cili bëri pretendime të pavërteta se Natasha Kandiç është person që akuzon popullin serb si gjenocidal në të gjitha bazat dhe e cila insiston që Serbia të shpallet komb gjenocidal”, ka bërë të ditur Kandiç përmes një cicërime në Twitter.
Podnela sam tužbu protiv gradonačelnika Beograda zbog iznošenja neistinitih tvrdnji:"Nataša Kandić, osoba koja tereti srpski narod za genocid po svim osnovama i koja insistira da budemo proglašeni za genocidan narod.“ To je put da političare učinimo odgovornim za javnu reč.
Lexo edhe:— Natasa Kandic (@natasakandic) September 16, 2022
Kryetari i Beogradit, Aleksandar Sapiç, ditë më parë ka deklaruar se “të gjithë ndaj të cilëve Natasha Kandiq dhe Fondi për të Drejtën Humanitare bëjnë kallëzim penal duhet të lavdërohen në popullin serb”.
Kështu ai iu përgjigj kritikave të koalicionit “Moramo” për zgjedhjen e themeluesit të kampit famëkeq Sushice, gjeneralin Svetozar Andriç për anëtar të Këshillit Bashkiak, transmetoi mediumi serb “Nova.rs”./Reporteri.net/