Blloku pro-serb i partive të Malit të Zi, fitimtarët e zgjedhjeve të 20 gushtit 2020, u riformatuan për të arritur një pajtueshmëri për formimin e re të qeverisë bazuar në shumicën e vjetër/re parlamentare, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Qysh nga viti kaluar, politikani pro-serb dhe mbështetësi i madh i doktrinës së Shën Savës (Svetosavle), Miodrag Lekiç, shihej si pasuesi i ish-kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç.
Kësaj here ai u propozua si mandatar për formimin e qeverisë së 44’të të Malit të Zi, ndonëse ende nuk janë grumbulluar 41 nënshkrime për të përbërë shumicën e nevojshme parlamentare.
Që nga 2014, Fronti Demokratik, blloku më i madh i një konglomerati partish pro-serbe, financohej me fonde ruse, siç edhe u bë e ditur kohëve të fundit nga administrata e Joe Biden përmes Zërit të Amerikës.
Por, si qëndron figura e këtij politkani?
Biografia e tij e jep atë profesor të universitetit prestigjioz të “La Sapienza”-s, por se realisht nuk është e sigurt se ka qenë më shumë se vetëm në disa raste si ligjërues mysafir.
Në vitet e vështira të referendumit për pavarësi të Malit të Zi, Lekiç qëndronte në Shtete të Bashkuara dhe bënte fushatë kundër pavarësisë dhe pro mirëmbajtjes së unionit shtetëror mes Malit të Zi dhe Serbisë.
Në atë kohë, mediat thonin se Lekiç qëndronte në ShBA me kërkesë të ish-presidentit serb, Vojisllav Koshtunica, ku synohej që Mali i Zi të paraqitej si projekt i destinuar për të dështuar si shtet i pavarur, shkruan Reporteri.net.
Miodrag Lekiç, megjithatë, e quan të pavërtetë idenë se Beogradi dëshiron të mirëmbajë kontroll mbi Podgoricën.
Një qëndrim jashtëzakonisht problematik i tij është ndaj shkarkimit të ministrit të drejtësisë nga ish-kryeministri Zdravko Krivokapiç, për shkak se ministri kishte dhënë vlerësime problematike rreth gjencoditi të Srebrenicës dhe vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.
“Kjo tekalon të gjitha masat, kjo është goditje ndaj qeverisë. Mali i Zi është lodhur me liderë autoritarë që japin urdhëra dhe nëse një ministër do të eliminohet, nuk do të ketë vetëm dorëhqeje, por edhe dërgohen mesazhe mafioze”.
Lekiç është deputet i Parlamentit të Malit të Zi, ku është edhe kryetar i disa komisioneve.
Ai flet frëngjisht, italisht, portugalisht dhe anglisht. Është i martuar dhe ka dy vajza./Reporteri.net/.