×
  • Lajme
  • Lajme

    Chollet: Integrimet euroatlantike të Kosovës kalojnë nëpërmjet Dialogut të Brukselit

    Reporteri
    21 Shtator 2022 | 13:42

    Rruga drejt integrimeve Euro-Atlantike e Kosovës është e lidhur me dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë këshilltari i Sekretarit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Në një takim në New York me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe zv/ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, Chollet shkroi se biseduan për “partneritetin jetëgjatë” mes ShBA-së dhe Kosovës.

    “Mirë ta takoja Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për të diskutuar partneritetin tonë jetëgjatë, rrugën e integrimeve Euro-Atlantike nëpërmjet Dialogut të fascilituar nga BE dhe mbështetjen e Kosovës për afganët, Ukrainën dhe Samitin për Demokraci”, shkroi Chollet.

    Osmani: Kosova është e përkushtuar në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!