Së shpejti do qytetarët e shteteve pjesëmarrëse të “Open Balkan” do të pajisen me numra identifikimi përmes të cilave do t’u mundësohet punësimi i papenguar në sektorin privat, lajmëroi koordinatori maqedonas i kësaj nisme Marjan Zabraçenac, raporton gazeta online Reporteri.net.
Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, në kuadër të platformës ekonomike rajonale do të bëjnë të mundur që shtetasin e tyre “pa nostifikimin të diplomave, pa pritje për marrjen e lejeve të punës dhe pa barriera tjera administrative” të punësojnë shtetasi ne njëri-tjetrit, lajmëroi Zabraçenec.
Përgatitjet për një sistem unik elektronik mes tri shtetesh, koordinatori maqedonas tha se janë në fazë finale.
“Na pret një dimër i vështirë, andaj edhe ‘Open Balkan’ është mobilizuar në nivele të grupeve të punuese për menaxhim të krizave, në mënyrë që të sigurohemi që të tri shtetet të kalojmë më së lehti në ditët e ftohta”, transmetoi RTV, përcjell Reporteri.net.
Zyrtari maqedonas vlerësoi se në kuadër të platformës në fjalë, marrëdhëniet shqiptaro-serbe dhe ato shqiptaro-maqedonase janë më të mirat ndonjëherë.
“Qëllimi është i qartë, të ofrojmë veten tonë ndaj investitorëve nga ShBA, si dhe të tëheqim BE-në dhe botën si një rajon ku ata mund të zgjerojnë sipërmarrjet e tyre biznesore”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.