Serbët sot kanë dy shtete në Ballkan, pretendoi lideri nacionalist serb i Bosnjes, Millorad Dodik, raportoi televizioni publik i “Republika Srpska”-s, përcjell gazeta online Reporteri.net.

“Është fakt i rëndësishëm dhe i pamohueshëm”, tha Dodik, që entiteti serb i Bosnjes, “është shtet”, vazhdoi të pretendojë ai.

Ndërsa kroatët, sipas Dodik, “kanë vetëm një shtet” – Kroacinë.

Reklamë

Se entiteti serb po përbëka një shtet, Dodik e vlerësoi për “fakt të pamohueshëm”.

Dodik i cili avokon për shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës, dhe pavarësimin e entitetit serb të Bosnjes, vazhdoi përsëri të thërrasë për shkëputje.

Në lidhje me Kroacinë, Dodik tha se “është tejet a pakëndshme” që entiteti serb ka në kufij “një shtet të NATO-s”.

Bosnje-Hercegovinën, anëtari serb i Presidencës tripalëshe të këtij shteti, e quajti “afër idesë së vjetër të Alija Izetbegoviçit për ‘Deklarimin Islamik’ për të dominuar BeH-në”.

Dodik kohëve të fundit udhëtoi për në Moskë për të takuar presidentin e federatës ruse, Vladimir Putin. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Dodik është takuar dy herë më Putinin.

Reklamë

Milorad Dodik, një lojtar i palëkundur rus, fajëson perëndimin për luftën në Ukrainë./Reporteri.net/

Dodik rrëshqet në paranoja: Nuk pi ujë në Sarajevë, mund të më helmojnë