×
  • Show Time
  • Show Time

    Detaji që mund të mos e keni vërejtur, Anita Haradinaj u shfaq me kryq në qafë në Londër

    Reporteri
    17 Korrik 2019 | 16:04
    Anita Haradinaj u shfaq me kryq në qafë në Londër

    Anita Mucaj-Haradinaj, gruaja e kryeministrit Ramush Haradinaj, njoftoj dje se është shpërblyer si “Phenomenal Global Women” në “Global Women Summit 2019” në Londër.

    Ajo edhe shpërndau disa fotografi nga ceremonia në të cilën pranoi këtë shpërblim. Urim për këtë i dha edhe bashkëshorti i saj Ramush Haradinaj, duke i shpërndarë fotografitë dhe postimin e gruas së tij.

    Por, në fotografitë në fjalë, vërehet një detaj interesant. Anita Mucaj-Haradinaj mbanë në qafë një kryq, shkruan Reporteri.net. Më saktë, ajo në qafë mbanë rruaza me kryq, që për besimtarët katolik njihen si ‘Rruzare’ dhe përdoren për të kryer lutjet e krishtera.

    Anita Mucaj-Haradinaj, sikurse edhe bashkëshorti i saj Ramush Haradinaj, siç edhe dihet, vijnë nga familje myslimane. Dhe ky detaj ka bërë kuriozë ndjekësit e gruas së kryeministrit të cilët edhe e kanë pyetur atë nëse ka ndërruar fenë.

    Vlen të ceket se ky veprim i saj nga disa është mbështetur, por një pjesë e madhe e komentuesve edhe e kanë kritikuar atë në rrjete sociale, shkruan Reporteri.net.

    Sidoqoftë, Anita Mucaj-Haradinaj në këtë ceremoni u shfaq e veshur me shumë stil dhe u duk bukur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!