Parlamenti Evropian do t’i kërkojë Bashkimit Evropia të pezullojë negociatat e anëtarësimit me Serbinë derisa kjo e fundit të të vendosë sanksione ndaj Rusisë, raportoi Radio Free Europe në gjuhën serbe, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Kështu thuhet në draft raportin për strategjinë e re të BE-së në procesin e zgjerimit, në të cilën RFE ka pasur qasje.
“Jepni përparësi përafrimi të vendeve të anëtarësimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe vazhdoni negociatat e pranimit me Serbinë vetëm nëse vendi përputhet me sanksionet e BE-së kundër Rusisë”, thuhet në draft-raport.
Përfaqësuesit e PE do ta diskutojnë këtë dokument në komitetin e politikës së jashtme më 13 tetor dhe versioni përfundimtar i draftit do të marrë formën e një rezolute të Parlamentit Evropian, në një votim që pritet në nëntor.
Rezolutat e PE-së nuk janë ligjërisht të detyrueshme për shtetet anëtare apo institucione të tjera evropiane.
Socialdemokratët evropianë, grupimi i dytë më i madh në PE, kanë njoftuar tashmë se besojnë se BE nuk mund të vazhdojë negociatat e anëtarësimit me Serbinë nëse nuk respekton sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe njoftuan se do të përfshihet në raportin e ardhshëm të PE mbi zgjerimin.
Serbia është i vetmi vend në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Bashkimi Evropian i ka kërkuar rregullisht Serbisë që të vendosë sanksione ndaj Rusisë në përputhje me vendimet e BE-së.
Vendet kandidate për në BE duhet të harmonizojnë në mënyrë progresive politikat e tyre të jashtme me ato të Bashkimit Evropian, duke përfshirë sanksionet.
Serbia është i vetmi vend në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë përafruar të gjitha politikat e tyre me ato të BE-së./Reporteri.net/