×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Ministria e Liburn Aliut ndan 70 mijë euro për pastrimin e 113 “limozinave” dhe 46 xhipave

    Reporteri
    28 Shtator 2022 | 20:14
    Ilustrim

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, që udhëhiqet nga Liburn Aliu, ka shpallur një tender në vlerë 70 mijë euro për pastrimin e veturave zyrtare të kësaj ministrie.

    Bazuar në njoftimin për kontratë të publikuar në e-Prokurim, tenderi është shpallur për pastrimin e 113 limuzinave dhe 46 xhipave, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kohëzgjatja e kësaj kontrate është për 36 muaj.

    Sipas dosjes së tenderit, 113 limuzinat do të pastrohen tri herë brenda muajit brenda dhe jashtë, dy herë vetëm jashtë dhe një herë do të bëhet pastrimi gjeneral i tyre, duke përfshirë edhe karriget, tavanin, tepihët dhe bagazhi.

    Edhe xhipat do të pastrohen tri herë brenda muajit brenda dhe jashtë, dy herë vetëm jashtë dhe një herë pastrim gjeneral.

    Kompanitë e interesuara për të kryer këto shërbime kanë kohë deri më 17 tetor për t’i dorëzuar ofertat e tyre.

    “Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për kontratë”, thuhet në njoftimin për kontratë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!