Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç e ka deklaruar “logjike” nismën e Parlamentit Evropian për të kërkuar pezullimin e negociatave të anëtarësimit me Serbinë deri në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, duke përsëritur se në rrethanat aktuale nuk mund të “ulesh në dy karrige”, raporton gazeta online Reporteri.net.
Radio Evropa e Lirë të mërkurën publikoi një pasqyrë të dokumentit të Parlamentit Evropian, i cili do t’i kërkojë Bashkimit Evropian të pezullojë negociatat me Serbinë derisa të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
Deputetët duhet ta diskutojnë atë në komitetin e politikës së jashtme të PE në mes të muajit të ardhshëm dhe votimi përfundimtar pritet në nëntor.
“Nuk mund të ulesh në dy karrige”
Plenkoviç tha në një konferencë për shtyp së bashku me Komisioneren për Kohezion dhe Reforma të Komisionit Evropian, Elisa Ferreira, se PE-ja “nisi një iniciativë të logjikshme”.
“Në një krizë globale si kjo, në të cilën mund të dallohen saktë dhe qartë e mira nga e keqja, nuk mund të ulesh në dy karrige”, tha kryeministri kroat. Andrej Plenkoviç./Reporteri.net/
BE zbut qëndrimin ndaj Serbisë, nuk do t’i jep fund negociatave për anëtarësim