×
  • Lajme
  • Lajme

    Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimir takon Vuçiçin, bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

    Reporteri
    30 Shtator 2022 | 13:43

    Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë temë e takimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe emisarit gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, njoftoi presidenca serbe përmes një komunikimi për shtyp, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Vuçiç dhe Sarrazin, sipas komunikatës, u pajtuan rreth vazhdimit të dialogut të lehtësuar nga Brukseli ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, derisa Vuçiç shton se “Serbia do të vazhdojë të ruajë integritetin e saj territorial dhe sovranitetin në konsistencë me të drejtën ndërkombëtare”.

    Gjithashtu, bëhet e ditur, se temë e bisedimeve ka qenë edhe rëndësia e samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit, e cila pritet të mbahen në nëntor të këtij viti.

    Një tjetër takim Vuçiç ka pasur edhe me delegacionin e parlamentit evropian, të cilët kohëve të fundit u raportua se do të propozojnë pezullimin e negociatave të Serbisë me BE-në deri në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

    “Zhvillova një takim të hapur dhe të sinqert me Vladimir Bilçik [raportuesi për Serbinë në PE] dhe Matjazh Nemec rreth të gjitha çështjeve të vështira, për të cilat jo gjithherë pajtohemi, dhe anëtarët e PE-së më njoftuan rreth disponimeve në Bruksel për politikat që ndjek Serbia”, thuhet në komunikatën e presidencës serbe.

    Aleksandër Vuçiç deklaron se Serbia mbetet në rrugë evropiane, “por si shtet i pavarur dhe sovran që merr vendimet e saj në bazë të interesave të shtetërore dhe kombëtare”, përfundon njoftimi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!