Këngëtarja serbe, Svetlana Ceca Raznatoviç, e njohur edhe për publikun shqiptar, ka thënë se i do të gjithë njerëzit, përfshirë edhe shqiptarët.
Ky reagim i këngëtares së famshme, vjen pasi Autoriteti i Mediave Audiovizive në Shqipëri (AMA), i ka tërhequr vërejtjen Radiotelevizionit Publik Shqiptar, për transmetimin e këngëve të këngëtares serbe, Ceca.
Ceca ka thënë se ky vendim është një manipulim klasik dhe se këngët e saj gjithmonë kanë qenë me tematikë dashurie.
“Nuk jam e informuar se këngët e mia janë ndaluar në Shqipëri. Mendoj se muzika nuk duhet të ketë kufij dhe pengesa. Të paktën ky është rregulli që unë kam mësuar për më shumë se tridhjetë vjet në karrierën time. Nuk kam dërguar asnjë mesazh politik ose urrejtje përmes këngëve të mia. Këngët e mia gjithmonë, janë bazuar në mesazhet e dashurisë, sepse këngët e mia bashkojnë njerëzit. Ndërsa i dua të gjithë njerëzit”, tha Ceca për mediat serbe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.