Fjalori i Kembrixhit propagandën e definon kështu: informacion ose ide të shpërndara nga një grup i organizuar për të ndikuar në mendimet e njerëzve, veçanërisht duke mos i paraqitur të gjitha faktet ose fshehurazi duke vënë theksin vetëm në një mënyrë të të shikuarit të atyre fakteve.

Nëse nisemi nga ky definicion shkencor i Kembrixhit, videoja e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, futet në tërësinë e saj në atë çfarë ky definicion shënjon plotësisht, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Përmes kësaj videoje propagandistike, Lëvizja Vetëvendosje paraqet të gjitha partitë politike si “shkatërrues të shtetit”, si “hajna”, si “keqbërës”, dhe në mënyrë selektive të të aranzhuarit të pamjeve, ku shihen bashkë partitë tani opozitare, dhe duke e dalluar veten nga ta, ndonëse me të gjitha partitë, përveç PDK-së, ka qenë edhe vetiu me ta.

Reklamë

Përmes kësaj videoje, që paraqitet si masazh psikologjik ndaj audiencës të cilës e targeton, mesazhi i tyre reduktohet në “Ne, të mirët” dhe “Ata, hajnat”, rrjedhimisht në ndarje të tejthjeshtëzuara.

“Shkatërruesit e shtetit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë për 20 vite kanë qeverisur vendin. Herë vetëm e herë njëri me tjetrin. Formalisht të ndarë në parti të ndryshme por praktikisht në një qëllim: Rreth Kosovës së përbashkuar që e shihni veç si tender, si ryshfet, si haraç, si krim, si korrupsion e si çka tjetër. Ishte vetëm një subjekt që s’ishte në anën e tyre, VETËVENDOSJE!”, shkruan në mbishkrimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë video, LVV e publikoi mu në ditën kur Qeveria Kurti 20 mijë mësimdhënës grevistë kanë mbetur pa pagat e tyre, duke u thirrur në Ligjin për Greva, gjë që po shkakton indinjatë edhe më të thellë te grevistët.

Lëvizja Vetëvendosje e cila më 2019 e mbështeste po të njëjtën sindiaktë, e po të njëjtët sindikalistë, sot i quan të “instrumentalizuar nga regjimi i vjetër”.

Reklamë

Ndonëse si formacion politik, i deklaruar i majtë por me veprimet mbase më të djathta deri më tani, ajo sindikatat i ka linçuar e dehumanizuar. /Reporteri.net/.