Videospotin propagandistik të publikuar të hënën nga Lëvizja Vetëvendosje, analisti politik Petrit Zogaj e ka vlerësuar si të ngjashme me ato që prodhon e ashtuquajtura “Zyrë për Kosovën” në qeverinë serbe që udhëhiqet nga Petar Petkoviç, raporton gazeta online Reporteri.net.
E turpshme, sipas Zogajt, është të shihet një parti e cila mban pushtetin ekzekutiv, legjislativ dhe presidencën, dhe e cila në “vend se të merret me problemet që ka përpara, bën video se si na qenka shkatërruar Kosova e pasluftës”.
Atë që në këtë video, propagandueshëm, Lëvizja Vetëvendosje e quan shkatërrim 20 vjeçar, Zogaj, thotë se “Kosova është shkatërruar gjatë viteve 90-a, kur kishim sistem apartheid të instaluar nga Serbia”.
“Gjithçka që ka ndodhur nga 1999 e këndej ka qenë vetëm në funksion të ndërtimit. Është ndërtu Kosova dhe janë ndërtu institucionet e saj. Është bërë shteti me një fjalë. A ka pasur gabime? Sigurisht qe po. Shume madje”.
Në këtë kontekst, Zogaj thotë se “të thuash që për 20 vite Kosova vetëm është shkatërruar”, kjo të ngjason me “ndonjë videoklip të së ashtuquajtur ‘Zyrë për Kosovën’”.
Zogaj shkrimin e konkludoi me konstatimin se Qeveria e Lëvizjes së Vetëvendosje, e cila ka pothuasje 2 vite në pushtet dhe me një shumicë të plotë, janë “të paaftë dhe mashtrues”./Reporteri.net/
Mësimdhënësve ua ndal pagat, por Vetëvendosje i kthehet zanatit të vjetër – propagandës