Supermodelet e famshme botërore, Irina Shayk dhe Adriana Lima, kanë pozuar për ballinën e revistës Vogue të Spanjës për muajin gusht.
Kjo fotografi atraktive e tyre më pas është postuar edhe nga Shayk, në llogarinë e saj personale në Instagram.
“Kur femrat bashkohen dhe fuqizojnë njëra-tjetrën, ndodh magjia”, ka shkruar Irina në postimin e saj, duke e etiketuar Adriana Liman si motër, transmeton Telegrafi.
Bukuroshet shfaqen tejet në formë, derisa duket se kanë ngjashmëri të madhe me njëra-tjetrën.
Shayk këtë muaj ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes nga partneri i saj, Bradley Cooper, gjersa bukuroshja braziliane është parë në krah të afaristit Emir Uyar.
Lidhja e saj pason pas ndarjes nga shkrimtari i njohur turk, Metin Hara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.