Kompania e raketave SpaceX e Elon Musk nuk mund të financojë pafundësisht shërbimin e saj të internetit Starlink në Ukrainë, i cili ka ndihmuar civilët dhe ushtrinë e vendit të qëndrojnë online gjatë luftës me Rusinë.
“SpaceX nuk po kërkon të rikuperojë shpenzimet e kaluara, por gjithashtu nuk mund të financojë sistemin ekzistues për një kohë të pacaktuar *dhe* të dërgojë disa mijëra terminale të tjera që kanë përdorim të të dhënave deri në 100x më të madh se familjet e zakonshme. Kjo është e paarsyeshme”, shkroi Musk në Twitter.
“Ne gjithashtu na është dashur të mbrohemi kundër sulmeve kibernetike dhe bllokimeve, të cilat po bëhen më të vështira”, shtoi ai.
Elon Musk i ka kërkuar departamentit të mbrojtjes amerikane që të marrë përsipër financimin për rrjetin e tij satelitor Starlink, ka thënë një zyrtar amerikan për AP.
Duke folur në kushte anonimiteti, zyrtari tha se çështja është diskutuar në takime dhe liderët e lartë janë duke e shqyrtuar këtë çështje, pa vendime ende të marra.
Rrjeti i më shumë se 2,200 satelitëve me orbita të ulëta ka ofruar internet me brez të gjerë për më shumë se 150,000 stacione tokësore të Ukrainës. Musk postoi në Tëitter se i kushtonte 20 milionë dollarë në muaj për të mbështetur nevojat e komunikimit të Ukrainës. /abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.